femije, Lajmet, lexim, lexoj, liber, libra, libra per femije, Logoped, Logopedia, mesues, prind, Shkolla

Disa këshilla për prindërit rreth fillimit të vitit të ri shkollor

Disa këshilla për prindërit rreth fillimit të vitit të ri shkollor

Viti i ri shkollor është shumë afër. Shumë prej fëmijëve e presin me gëzim fillimin e shkollës, por ka edhe fëmijë që mund të jenë pak në ankth. Gjithashtu, edhe prindërit mund të ndjehen në ankth për fillimin e vitit të ri shkollor; për fëmijën e tyre mund të jetë hera e parë që shkon në shkollë (klasa e parë), fëmija mund të ketë ndryshuar shkollë apo edhe kalimi tek një klasë tjetër.

Për ta menaxhuar sa më mirë këtë situatë është shumë e rëndësishme që prindërit dhe fëmija të kenë një komunikim të mirë midis tyre.

Disa këshilla që do të ndihmonin prindërit apo edhe kujdestarët e fëmijëve janë të renditura më poshtë:

  • Përzgjidhni libra të përshtatshëm për moshën e fëmijës, të cilat mund t’i nevojiten edhe në shkollë. Lexojini së bashku dhe më pas diskutoni rreth tyre.
  • Së bashku me fëmijën, përgatisni materialet që do t’i nevojiten për në shkollë, përgatisni një listë me materialet që ai ka dhe ato që do të duhet të blini (blerja këshillohet që të bëhet së bashku me fëmijën).
  • Filloni pak nga pak të ndryshoni rutinën e fëmijës, duke përshtatur oraret e gjumit, e ngrënies, e mësimeve dhe të lojës në bazë të orareve të reja që fëmija do të ketë kur të ndjekë shkollën.
  • Flisni me fëmijën tuaj rreth shokëve e shoqeve dhe rreth mësueses, mundohuni që të kujtoni situata nga viti i kaluar shkollor dhe flisni për to.
  • Së bashku, mund të shkoni një ditë tek shkolla dhe flisni rreth ditës së parë të shkollës (oborri i shkollës do të jetë plot me fëmijë, do të ketë shumë mësues, do të takojë shokët e shoqet).
  • Pasi të keni marrë librat, shfletojini së bashku dhe flisni me pozitivitet rreth gjërave të reja që fëmija do të mësojë në këtë vit të ri shkollor.
  • Mbi të gjitha, mundohuni të jeni të qetë. Kjo do ta ndihmojë fëmijën tuaj të ndjehet më i sigurt.

Merrni kohën tuaj, përgatituni paraprakisht dhe sigurohuni që të kënaqeni. E rëndësishme është mos jeni shumë imponues gjatë këtij proçesi tranzicioni (pushime – shkollë), i cili mund të shkaktojë nervozizëm tek fëmija. Çdo etapë përshtateni sipas fëmijës suaj, ju i njihni mirë pikat e forta të tij dhe deri ku shkojnë limitet.

Please follow and like us: