emocion, femije, Lajmet, Lojëra, prind, Psikolog, Psikologe Klinike, shendeti mendor, stresi, Terapi, Terapi Arti, terapi loje

Pyetjet që bëhen më shpesh rreth terapisë së grupit

Pyetjet që bëhen më shpesh rreth terapisë së grupit

“Çfarë është terapia e grupit?”

Terapia e grupi është pjesë e seancave terapeutike janë më shumë se dy pjesëtarë (psikologu dhe 2
ose më shumë anëtarë të tjerë). Fokusi i terapisë së grupit është në varësi të pjesëtarëve të saj;
problematikat që grupi mund të trajtojë janë ankthi, depresioni, presioni shoqëror/shkollor, ekuilibrimi
i emocioneve, etj.

“Kush mund të marrë pjesë?”

TË GJITHË! Përgjithësisht grupet që krijohen janë homogjene dhe si e tillë mund të marrin pjesë të
gjithë që kanë të dëshirë.

“Zakonisht sa zgjat terapia e grupit?”

Kohëzgjatja e saj është në varësi të grupit të formuar. Mund të jetë i vazhdueshëm në kohë por mund të
zgjasë dhe vetëm disa muaj. Kur bëhet fjalë për minutazh, terapia e grupit zgjat 1 orë ose 1 orë e gjysëm.
Këto detaje përcaktohen kur grupi është i formuar dhe çfarë problematikash ai shfaq.

“Si bëhet terapia e grupit tek fëmijët?”

Fëmijët kanë një aftësi të natyrshme për të shprehur veten me anë të sjelljes së tyre. Si dhe ata kanë
tendencën të zgjidhin konfliktin përmes lojës dhe lodrave. Grupet për fëmijët e vegjël do të përfshijnë
forma të ndryshme të lojës në seancë. Kjo mund të përfshijë lojë spontane (të cilën grupi së bashku me
psikologun e krijojnë në momentin në varësi të rastit) ose lojëra të strukturuara si loja me role, tregim
përrallash dhe zbërthimi i tyre, vizatim, lojëra tavoline, etj.

“Për çfarë i ndihmon terapia e grupit fëmijët?”

Ndjesia e të qënurit vetëm: Fëmijët shpesh mendojnë se problemet e tyre janë unike për ta dhe kjo
mund të çojë në ndjenja vetmie. Të jenë pjesë e një grupi njerëzish i bën fëmijët të ndjehen të vlefshëm, të mbështetur dhe të kuptuar.

Lirshmëria e të shprehurit: Shprehja me fjalë e emocioneve dhe ndjesive pa u paragjykuar. Përmes
përdorimit të aktiviteteve të përshtatshme për zhvillim, fëmijët janë në gjendje të artikulojnë në mënyrë
të përshtatshme ndjenjat dhe reagimet shoqërore që do të kishin vështirësi të shprehnin tek të rriturit.

Krijimi i miqësive: Grupet e krijuaja me fëmijët ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të strukturuar që lejon
fëmijët të kenë bashkëveprim pozitiv me bashkëmoshatarët si dhe të krijojnë një marrëdhënie
mbështetëse. Grupet ofrojnë një mjedis të sigurt në të cilin fëmijët janë në gjendje të mësojnë përmes
ndërveprimeve shoqërore. Terapisti modelon dëgjimin aktiv, duke siguruar reagime konstruktive dhe
duke ofruar mbështetje. Anëtarët e grupit gjithashtu japin reagime mbi sjelljet shoqërore. Me kalimin e
kohës, anëtarët e grupit i marrin këto sjellje dhe i zbatojnë ato si në grup ashtu edhe në jetën e tyre të
përditshme.

Krijimi i vetëbesimit dhe vetëvlerësimit: Terapia në grup i ofron mundësi fëmijëve të ndihmojnë njëri-
tjetrin. Shumë herë fëmijët mendojnë dhe ndjejnë sikur nuk mund të ndihmojnë të tjerët. Kjo sepse u
është dashur aq shumë mbështetje për veten e tyre. Sidoqoftë, në grup ata kuptojnë dhe përvetësojnë
aftësi që janë të dobishme për vetë ata dhe për miqtë e tyre. Fuqia për të ndihmuar veten dhe të tjerët rrit
vetëbesimin dhe vetëvlerësimin.

Përshtatja me mjediset e ndryshme (kopshti/parashkollori/shkolla, shtëpia, lagjia, etj): Gjatë terapisë së
grupit psikologu përdor disa aktivitete të strukturuara, tek të cilat fëmija mëson strategji për të
përballuar probleme specifike. Anëtarët e grupit do të kenë mundësinë t’i praktikojnë këto aftësi në një mjedis të sigurt siç është terapia e grupit dhe të marrin komente konstruktive nga anëtarët e grupit. Me
kalimin e kohës anëtarët e grupit fillojnë të përfshijnë këto strategji në jetën e tyre të përditshme.

Shënim: Terapia e grupi është një alternativë e veçantë dhe e bukur për të punuar e trajtuar disa tipare ndryshe!

Psikologe Klinike

Paola JAKOVA

Please follow and like us: