Stilet e të mësuarit mund të përcaktohen në mënyra të shumta, në varësi të prespektivës së një fëmije. Kjo gjë mund të vihet re që në fillimet e shkollës. Stilet mund të përkufizohen si një mënyrë, në të cilën fëmijët perceptojnë dhe përpunojnë informacionin në situatat e të nxënit dhe si një mënyrë, në të cilën një nxënës percepton, bashkëvepron me mjedisin mësimor që i përgjigjet atij. Stili i të mësuarit nganjëherë përcaktohet si sjellje karakteristike konjitive, afektive, sociale dhe fiziologjike që shërben si tregues relativisht i qëndrueshëm se si nxënësit perceptojnë, bashkëveprojnë dhe reagojnë në mjedisin e të mësuarit.
Sipas disa studiuesve mendohet se jane 3 stile të mësuari, stili vizual, stili auditiv dhe stili imitativ.
Përkatësisht fëmijët të cilët kanë stilin vizual më të zhvilluar kanë tendencën të mësojnë më mirë me anë të pikturave/pamjeve. Këta fëmijë gjatë kohës që mësojnë krijojnë një panoramë në mendjen e tyre për atë çfarë ata lexojnë në tekst. Gjatë kohës së dialogjeve, ata mund të humbasin shumë informacione të rëndësishme, sidomos kur mund të përdoren fjalë të cilat janë të vështira për t’u vizualizuar. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme për ata që informacioni të shoqërohet me pamje të ndryshme, harta, etj. Gjithashtu, ata janë observues shumë të mirë dhe zakonisht janë shumë të qetë.
Nxënësit që kanë më shumë të zhvilluar aspektin auditiv mësojnë më mirë duke dëgjuar informacionin. Zakonisht këta fëmijë në rast se e lexojnë vetë tekstin e kanë të vështirë ta memorizojnë, por në momentin kur e dëgjojnë e kanë më të thjeshtë të kapin sa më shumë detaje. Ata i kushtojnë rëndësi të veçantë cilësisë së dialogut dhe shpjegimeve të mësuesve. Janë shumë sensitiv ndaj tonalitetit të zërit, intonacionit ejt. Zakonisht janë fëmijë të cilët kanë shumë dëshirë të flasin, mendojnë me zë të lartë, dëgjojnë muzik dhe mbajnë mend tekstet e këngëve.
Fëmijët të cilët kanë të zhvilluar aspektin e të prekurit, imitacionin dhe aspekte të tjera fizike mësojnë më anë të lëvizjes. Ato mbajnë mend duke shkruajtur ose duke qënë gjatë gjithë kohës në lëvizje. Këta fëmijë nuk i ndjekin rregullat dhe e kanë të vështirë të rrinë në një vend për një kohë të gjatë. Gjatë kohës që ato janë duke mësuar tundin stilolapsin ose këmbët.
Edhe pse fëmijët përdorin të gjitha shqisat për të marrë informacionin ato kanë preferencat e tyre personale rreth mënyrës së si ato mësojnë. Përgjithësisht fëmijët kanë aspektin kinetik më të zhvilluar se çdo aspekt tjetër, ato duan të ekplorojnë, të shohin dhe të prekin çdo gjë.