femije, Lajmet, Logopedia, Lojëra, prind, Psikologe Klinike, Terapi Arti, terapi loje

Terapia e lojës dhe e artit

Terapia e lojës dhe e artit

Terapia e lojës dhe e artit janë terapi integruese për fëmijën.

Vizatimi për fëmijën është një vend i sigurt ku ai arrin të shprehet dhe i fal një mjedis mikpritës, larg paragjykimeve dhe emocioneve negative.

Loja konsiderohet si gjuha e fëmijëve dhe lodrat si fjala e tyre.

Eksperienca emocionale mund tё shprehet nё njё mёnyrё mё tё sigurt e tё rehatshme me anё tё simboleve qё “lojrat” dhe vizatimet prezantojnë. Përdorimi i këtyre teknikave lejon fëmijën qё tё transeferojë ankthin, frikёrat, fantazinë dhe fajin në objekte dhe jo në njerëz. Fëmijët përjetojnë suport emocional dhe me anë të këtyre terapive mund të mësojnë, të kuptojnë më mirë ndjenjat dhe mendimet e tyre.

Me anë të terapisë së lojës dhe artit, fëmija mund të mësojë të komunikojë me të tjerët dhe të shprehë emocionet e tij, të modifikojë sjelljen, të zhvillojë aftësi problem-zgjidhëse dhe të mësojë një shumëllojshmëri mënyrash se si të integrohet në shoqëri. Duke vepruar nga një eksperiencë e frikshme ose një situate hipotetike, ndoshta duke ndryshuar ose përmbysur rezultatin me anё tё veprimtarisë e lojës, fëmijët shkojnë drejt një zgjidhjeje të brendshme. Më pas ata janë më të aftë të përballojnë, ose të përshtaten me problemet.

Këto lloj terapie zgjojnë imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijës, gjë që çon në zbulimin e vetes dhe të mënyrës se si mund të veprojnë ndaj ndjesive që përjetojnë.

 

Psikologe klinike

Paola Jakova

Please follow and like us: