Lajmet, Logoped, Logopedia

Zhvillimi social gjuhësor tek fëmijët

Zhvillimi social gjuhësor tek fëmijët

Ende nuk ka baza rreth modelit të zhvillimit të fëmijëve që të mësojnë aftësitë bashkëvepruese sociale. Disa çështje të nxjerra nga studimet e zhvilluara janë të renditura më poshtë në mënyrë kronologjike në bazë moshore.

Fëmijët në muajt e tyre të pare ju përgjigjen shprehje faciale dhe tonit të zërit të njerëzve të tjerë (Flin & Dziurawiec, 1989).

Rreth moshës 18 muaj, fëmija përmirëson aftësitë e vëmendjes (Baron-Cohen 1995).

Fëmijët 20-24 muajsh mund të shprehin dhe/ose të etiketojnë ndjesi të brendshme (si gëzim, trishtim, e mirë, e keqe) (Bretherton, McNew, Beeghly-Smith 1981).

Fëmijët rreth moëshës 24-36 muajsh flasin për mendimet e tyre duke përdorur folje si mendoj, kujtoj, di (Bretherton & Beeghly 1982).

Nga mosha 36 muajsh, fëmijët mund të tregojnë lumturinë (Hadwin & Perner 1991).

Midis moshës 3 dhe 7 vjeç, fëmijët fillojë të thonë gënjeshtra të bardha. Kjo aftësi rritet me kalimin e viteve kur fëmijët kuptojnë se e vërteta e thënë hapur mund të lëndojë të tjerët dhe këto gënjeshtrat e bardha janë të pranueshme (DePaulo & Bell, 1996; DePaulo & Kashy 1998).

Fëmijët e moshës 4 dhe 5 vjeç përdorin fjalë që I referohen shëndetit mendor:

-duke modifikuar një pohim – Mendoj që është një qen.

-duke shprehur një dëshirë – Shpresoj të kemi pizza sot.

-ndërveprim I drejtpërdrejtë – Mendoj të dal jashtë në oborr.

Më vonë, këto fjalë përdoren për referenca direkte tek gjendjet mentale/emocionale – Më parë mendoja që ky ishte një krokodil, por tani e di që është një aligator (Shatz, Wellman & Silber 1983).

Sipas Hadwin & Perner (1991), rreth moshës 5 vjeç, fëmijët dëshmojnë shprehje komplekse, si :

-surprizim- surprizim I lumtur, shok ose zbulim të papritur

-trishtim kundër zemërimit

Fëmijët e kopshtit dinë që:

-ata kanë mendimet dhe ndjenjat e tyre

-persona të ndryshëm kanë mendime të ndryshme apo ndjenja që është e dukshme nga ekspresioni facial dhe sinjale joverbale

-si të jenë miqësorë

-çfarë I turpëron të tjerët

-si t’i kënaqin të tjerët

Këto cilësi vazhdojnë të perfeksionohen gjatë moshë shkollore (Bowers & Huisingh, 2008).

Midis moshës 6 dhe 8 vjeç, fëmijët mund:

-të tregojnë në një fotografi se cili person tregon një emocion të veçantë, dhe bën një fytyrë për të treguar një emocion

-interpreton një gjest të caktuar, si ngirtja e supeve për të nënkuptuar “nuk e di” dhe përdor gjuhën joverbale/gjeste për të dërguar një mesazh të caktuar, si për shembull “Hajde këtu” (Bowers & Huisingh 2008).

Fëmijët e moshës 6 deri 7 vjeç shtyjnë gjykimin apo vendim-marrjen tek një person kompetent kundër marrjes së përgjegjësisë për të zgjidhur vetë një konflikt (Bowers & Huisingh, 2008).

Fëmijët nga mosha 6 deri në 11 vjeç e 11 muaj japin përgjigje më të pëlqyeshme për diçka kur situata përfshin një shok me tepër se kur përfshin një të afërm. Ata tregojnë më pak dhembshuri dhe më tepër dominancë në konflikte me të afërmit sesa me shokët e tyre (Bowers & Huisingh, 2008).

Përkthyer dhe përshtatur nga Outcomes Driven – LinguiSystems Article

Please follow and like us: