adoleshent, ankth, depresion, emocion, Lajmet, Logopedia, Psikolog, Psikologe Klinike, stresi, Terapi, trauma

Problematikat më të shpeshta tek adoleshentët

Problematikat më të shpeshta tek adoleshentët

Adoleshentët e ditëve te sotshme përballen me sfida tё reja, probleme që një gjeneratë më parë nuk ishin ende kaq të përshkallëzuara si: performanca në shkollë, presioni pёr pamjen e jashtme (falë rrjeteve sociale), sipërfaqësia shoqërore etj. Ritmi i jetës ka ndryshuar dhe po bëhet përherë dhe më i shpejtë. Shpesh herë sheh që në çdo aspekt të jetës kërkohet të performosh maksimalisht dhe të japësh më të mirën tënde. Ndonjёherё niveli i pёrjetimit tё ngjarjeve tё pёrditshme tek tё rinjtë mund tё rritet nё njё nivel ku ёshtё e nevojshme ndihma profesionale.

Takimi me një psikolog krijon mundësinë e diskutimit dhe kuptimit tё këtyre problemeve si dhe tё emocioneve qё pёrjetojnё. Gjithashtu takimi me një psikilog mund tё ndihmojë nё parandalimin e pёrshkallёzimit tё njё problemi minor nё madhor. Adoleshentёt mund tё pёrfitojnё pёr tё zgjidhur shumё dilema me veten dhe pёr tё diskutuar aspekte tё ndryshme tё jetёs sё tyre private dhe personale.

Por cilat janё disa nga arsyet e tё rinjve pёr tё kёrkuar mё sё shumti ndihmё?

Si fillim ёshtё depresioni, i cili nuk ёshtё i thjeshtё pёr t’u shpjeguar dhe ёshtё e vёshtirё t’i vendosёsh ndonjё epitet. Njё individ i cili vuan nga depresioni mendja dhe trupi i tij nuk janё nё njё balancё. Fiziologjia e trurit ndryshohet, hormonet e stresit vazhdimisht rriten dhe pothuajse të gjitha sistemet trupore preken. Kjo është arsyeja pse simptomat e depresionit zakonisht pengojnë ritmet e rregullta të një personi. Nё rast se nuk trajtohen ato mund tё ndikojnё nё moshёn madhore dhe nё krijimin e marrёdhёnieve tё reja qoftë nё punё dhe nё jetёn personale.

Ankthi ёshtё njё tjetёr arsye. Rastet kur adoleshentёt e sotme mund tё hasen pёrpara njё situate e cila mund tё nxisё ankth janё tё shumta (prezantimi nё klasё, njohja me njё grup tё ri shoqёror, etj). Tё rinjtё qё kanё kёtё problematikё kanё ndjesinё e frikёs dhe tё pasigurisё, e cila mund tё ndikojё nё aktivitet e pёrditshme.

Pёr tё vijuar mё vonё me problemet e sjelljes, ku shumё tё rinj ndihen tё kufizuar nё disa mjedise qё mund tё frekuentojnё dhe kjo gjё mund tё nxisё shpёrthime emocionale. Ndonjёherё ёshtё shumё e lehtё tё dalёsh nё konkluzione pёr sjelljen e njё adoleshenti, por nё shumё raste ato sjellje kanё njё prapaskenё me tё cilёn mund tё punohet nё terapi.

Mё pas janё problemet me vetё-vlerёsimin, tё cilat mund të vijnё dhe si shkak i trendeve tё reja. Individёt me vet-vlerёsim tё ulёt mund tё ndihen tё vetmuar dhe tё paplotёsuar. Shpesh herё kёto ndjesi shoqёrohen nga hipervigjilenca dhe dёshira e tё qёnurit gjithmonё alert kundrejt mendimeve tё tё tjerёve dhe shenjave tё refuzimit.

Njё tjetёr arsye ёshtё stresi. Tek adoleshentёt dhe tё rinjtë e sotёm ekziston stresi i performacёs, qoftë pёrpara një provimi ashtu si dhe pёrpara njё grupi tё caktuar. Ngjarjet stresuese mund tё jenё nga mё tё ndryshmet. Por reagimi ndaj kёtyre ngjarjeve ёshtё njё reagim qё vjen si pasojё e perceptimit tonё.

Sё fundi e pёrmendur ёshtё trauma. Nё kёtё pjesё mund tё pёrfshihen ngacmimet si fizike dhe ato seksuale tё cilat kanё njё impakt tё gjerё si dhe janё mё tё vёshtira/delikate pёr t’u diskutuar.

Tё gjitha kёto arsye tё sipёr pёrmendura janё vetёm disa prej tyre. Njё takim me psikologun mund tё ndihmojë nё menaxhin e sjelljes, emocionet dhe nё pёrshtatjen e tyre me mjedisin dhe njerёzit perreth nё njё mёnyrё tё shёndetshme dhe konstante.

 

Psikologe Klinike

Paola Jakova

Please follow and like us: