Disleksia, femije, Lajmet, lexim, lexoj, liber, libra, libra per femije, Logoped, Logopedia

Gjuha e folur, gjuha e shkruar dhe zhvillimi i aftësisë për të lexuar tek fëmijët

Gjuha e folur, gjuha e shkruar dhe zhvillimi i aftësisë për të lexuar tek fëmijët

Ka një dallim të qartë ndërmjet përvetësimit të gjuhës së folur dhe përvetësimit të gjuhës së shkruar. Në shumicën e rasteve, nëse vendosni një fëmijë në një mjedis ku njerëzit po flasin rreth foshnjës, ai fëmijë do ta mësojë gjuhën e folur mjaft natyrshëm, pra me imitim, gjithashtu sepse fëmija ka disa module në trurin e tij të cilat do të lejonjë, për shembull, të nxjerrë përfundimin se në fjali  kyrefjala, vjen përpara foljes, e cila vjen para kallëzuesit. Askush nuk duhet t’ia shpjegojë atë në mënyrë të qartë fëmijës.

Ai do ta nxjerrë përfundimin me imitim dhe nga mbështetja në këto module që janë në kokën e tij.

Por për përvetësimin e gjuhës së shkruar, kjo është krejtësisht ndryshe. Ju mund të vendosni një fëmijë në një bibliotekë për sa kohë që dëshironi, por nëse nuk ka një ndërhyrje nga dikush së jashtmi, le të themi një mësues, ose një prind, ose një vëlla që është më i madh, fëmija nuk do të mësojë të lexojë dhe të shkruajë në mënyrë spontane. Dhe arsyeja është se nuk ka modul, nuk ka modul para-programimi në tru për përvetësimin e gjuhës së shkruar.

Unë do të insistoj në këtë, sepse kur fëmija mëson të lexojë dhe shkruajë, ai do të duhet të zhvillojë miliarda lidhje të reja në tru që nuk ekzistonin para se fëmija të mësojë të lexojë dhe shkruajë.

Modeli i përvetësimit të zhvillimit të leximit, për të cilin unë do të mbështetem në modelin e Uta Frith, i cili është zhvilluar disa kohë më parë, por përdoret ende në pjesën më të madhe të hulumtimeve përkushtuar zhvillimit të aftësisë për të lexuar të fëmijëve ka tri faza:

Faza LOGOGRAFIKE,

Faza ALFABETIKE, dhe

Faza ORTOGRAFIKE.

Faza logografike është faza ku fëmija do të njohë disa fjalë por si logo, si foto, për shkak të tipareve të heshtura vizuele të këtyre logove. Fëmija nuk lexon vërtet. Nëse shikoni logot për shembull Coca-Cola, dhe nëse e shkruani Caco-Calo në vend të Coca-Cola, fëmija nuk do ta perceptojë dallimin. Në këtë fazë fëmija nuk bën asnjë lidhje mes shkronjës dhe tingullit, sepse ende nuk i njeh shkronjat dhe korrespondimin midis shkronjës dhe tingullit, ai është vetëm duke hamendësuar, ai është vetëm duke njohur fjalën për shkak të veçorive vizuale të heshtura.

Faza alfabetike ka dy parakushte:

  1. Fëmija duhet të bëhet i vetëdijshëm që fjalët mund të ndahen në njësi më të vogla të quajtura fonema. Pra, për shembull, një fjalë si ‘dua’ mund të ndahet në tri njësi të vogla, tre fonema: ‘d’, ‘u’, ‘a’ (zhvillimi i ndërgjegjësimit fonemik bëhet sipas një mënyre të caktuar, të cilën do ta trajtojmë si temë më vete).
  2. Fëmija duhet të kuptojë se si gjuha e folur lidhet me gjuhën e shkruar,dhe në gjuhët alfabetike, kjo korrespondencë ndodh në nivelin e korrespondencës midis fonemeve dhe grafemeve (shkronjave).

Pra, fëmija duhet të kuptojë se fjala ‘dua’ është e përbërë nga tre tinguj të vegjël, tre fonema, ‘d’, ‘u’, ‘a’, që mund të përfaqësohen me shkrim, me tre shkronja të cilat janë d, u dhe a.

Faza ortografike.

Pasi fëmija të ketë përvetësuar zhvillimin e ndërgjegjësimit fonologjik dhe të kuptuarit e parimit alfabetik, ai do të jetë në gjendje të zhvillojë aftësitë e rikodimit.

Fëmija do të kalojë nga një modalitet në tjetrin, kështu ai do të rikodojë stimuj vizuale, fjalën e shkruar, në stimuj auditivë, për shembull duke thënë fjalën (me mendje) ose duke thënë fjalën me zë të larte nëse atij i kërkohet. Për drejtshkrimin është e kundërta. Fëmija do të dëgjojë një fjalë, për shembull, një fjalë të diktuar, ose ai do të thotë fjalën me mendjen e tij, kështu që ky është modaliteti auditor dhe ai do të kalojë mbi modalitetin vizual, që do të thotë të shohë fjalën ndërsa do ta shkruajë.

Kjo do të çojë në zhvillimin e rrugës së parë drejt leximit, e cila është aftësia dekoduese, rruga e dekodimit.

 

Logopede

Zengjine Basha

Please follow and like us: